Insajderi
Zgjedhjet 2026

Xhafer Gashi: Ngrohje qendrore për Obiliqin, mjedis i pastër dhe zona të gjelbra

Insajderi
28 January 2025 - 22:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Xhafer Gashi: Ngrohje qendrore për Obiliqin, mjedis i pastër dhe zona të gjelbra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, ka zhvilluar një takim në Mazgitit të Ulët dhe Mazgitit të Lartë.

Gashi tha se qytetarët atje kanë vendosur për ndryshim.

“Qytetarët e Mazgitit të Ulët dhe Mazgitit të Lartë kanë vendosur për ndryshim! Në tubimin madhështor të nëndegëve të Mazgitit të Ulët dhe Mazgitit të Lartë, shpirti dhe vizioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës u dëshmuan fuqishëm. Prezent në këtë tubim të jashtëzakonshëm ishte kryetari i LDK-së, lideri vizionar dhe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, i cili me përkushtimin dhe programin e tij qeverisës po sjell shpresë dhe besim për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, tha ai.

Ai ka premtuar një mjedis me të shëndetshëm për Obiliqin.

“LDK-ja po rikthehet në vlerat e saj thelbësore! Të bashkuar rreth vizionit historik të Presidentit tonë të përjetshëm, Dr. Ibrahim Rugova, sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për LDK-në. KOSOVA ME LDK-në DO TË NDRYSHOJË Ngrohje qendrore për Obiliqin, për një jetë më të mirë për çdo familje. Mjedis i pastër dhe zona të gjelbra, për një të ardhme të shëndetshme. Program qeverisës i zhvillimit dhe shpresës, me në krye një lider të përkushtuar si Dr. Lumir Abdixhiku. ë dashur qytetarë, më 10 shkurt ndryshimi do të marrë formë!”, ka shkruar Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark