×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka dënohet me 4 ndeshje mos lojë

    Insajderi
    19 February 2016 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dënimet dhe suspendimet në futboll, nuk po iu shkëputën vëllezërve Xhaka. Mesfushori i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka, është dënuar me 4 ndeshje mos lojë pas incidentit në ndeshjen e fundit të Baselit ndaj Graschoppers në elitën e futbollit zviceran.

    Xhaka pas një ndërhyrjeje të futbollistit kundërshtar në njërin prej bashkëlojtarëve të tij, kapi për flokësh futbollistin e shtrirë në tokë. Mesfushori ka dy ditë afat për ta apeluar vendimin e komisionit disiplinor të Federatës Zvicerane.

    Edhe vëllai i tij te Monchengladbach, Granit Xhaka, nuk ia ka lënë keq me dënime apo suspendime për shkak kartonësh. Graniti ishte dënuar për 4 ndeshje mos lojë po ashtu para disa javësh.

    Nuk është hera e parë që vëllezërit Xhaka shfaqin nervozizëm në fushën e lojës, të dy mesfushorët nga Prishtina njihen për karakterin agresiv në fushën e blertë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark