Insajderi
Sport

“Xhaka meritoi më shumë”, komentatori i DAZN-it për Topin e Artë: Askush s’ka pasur ndikim…!

Insajderi
03 November 2024 - 22:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Xhaka meritoi më shumë”, komentatori i DAZN-it për Topin e Artë: Askush s’ka pasur ndikim…!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Granit Xhaka u pozicionua në vendin e 16 në renditjen përfundimtare për Topin e Artë. Një sukses i madh për mesfushorin e Bajer Leverkusenit, teksa asnjë shqiptar nuk ka arritur një renditje të tillë në parë.

Por ka edhe nga ata që mendojnë se Xhaka meritonte më tepër.

Maks Zibaldi, komentatori i “DAZN”-it ka deklaruar se përpos Rodrit dhe Krosit, askush tjetër nuk ka pasur një ndikim kaq të madh strukturor në skuadër sa ish-lojtari i Arsenalit.

“Për mendimin tim, Granit Xhaka meritonte më shumë se vendi i 16 në Topin e Artë. Përveç Rodrit dhe Krosit, askush nuk ka pasur aq shumë ndikim strukturor sa ka pasur ai”, është shprehur Maks Zibaldi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark