Insajderi
Sport

Xhaka pas debutimit me Sunderland: Ky është vetëm fillimi

Insajderi
03 August 2025 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Xhaka pas debutimit me Sunderland: Ky është vetëm fillimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Granit Xhaka ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, duke mbajtur menjëherë shiritin e kapitenit në miqësoren kundër Real Betis, e cila përfundoi me humbjen minimale 0:1 për “Black Cats”.

Pas ndeshjes, Xhaka ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë debutim dhe ka dhënë një mesazh optimist për rrugëtimin që e pret me skuadrën angleze.

“Mirënjohës për debutimin tim! Ky është vetëm fillimi — do të punojmë fort, do të qëndrojmë të përqendruar dhe do t’i arrijmë qëllimet tona së bashku. Le të nisim”, tha Xhaka

Mesfushori shqiptar, i njohur për lidershipin dhe karakterin e tij në fushë, pritet të luajë një rol kyç te Sunderland.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark