Zvicra ka siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi ka mposhtur Kolumbinë në një ndeshje të vendosur pas ekzekutimit të penalltive.
Helvetikët triumfuan me rezultat 4:3 nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk përcaktuan fituesin.
Skuadra e drejtuar nga Murat Yakin pati një dështim gjatë serisë së penalltive, pasi Manuel Akanji nuk arriti të shënonte.
Ndërkohë, te Kolumbia gabuan Campas dhe Hernandez, duke i dhënë avantazhin përfundimtar Zvicrës.
Në fazën e ardhshme të turneut, Zvicra do të përballet me Argjentinën, e cila të mërkurën realizoi një “remuntada” dramatike ndaj Egjiptit, duke përmbysur rezultatin nga 0:2 në 3:2.
Kjo përballje do të sjellë edhe duelin mes Granit Xhakës dhe Lionel Messit.
Ndeshja Argjentinë–Zvicër do të zhvillohet të dielën, më 12 korrik, me fillim nga ora 03:00 e mëngjesit, sipas kohës lokale në Kosovë.
