×
  • Sport
  • Euro 2020

    Xhaka provokohet në konferencën për shtyp: ‘A mund të të pyesim italisht?’

    Insajderi
    29 June 2021 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli shqiptar, Granit Xhaka shkëlqeu në takimin e mbrëmshëm të Zvicrës ndaj Francës, shkruan Insporti.

    Në intervsitën pas ndeshjes, Xhaka u ‘provokua’ nga gazetarët të cilët i thanë – nëse mund ta pyesnin në gjuhën italiane, duke e lidhur këtë me transferimin e tij të klubi italian, Roma.

    Xhaka qeshi dhe u përgjigj: “Jo akoma … gjithmonë ësështë interesante të mësosh një gjuhë të re”

    Ai shtoi: “Le të shohim, të gjithë e dinë se çfarë përfaqësojnë romakët.

    “Tani unë jam një lojtar i Arsenalit, do të flas pas turneut” – përfundoi Xhaka.

    Klubi i Serie A është i lidhur fort me mesfushorin pas pesë vitesh të tij në Arsenal.

    Ndryshe, Kombëtarja e Zvicrës mbrëmë arriti ta mposhte Francën me gjuajtje të penalltive, duke kaluar kështu në çerekfinale të Kampiontit Evropian për herë të parë në histori të kombëtares. /Insporti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark