×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka: Shqipëria është kundërshtar i paparashikueshëm

    Insajderi
    21 March 2016 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhaka i është bashkuar Zvicrës për dy miqësoret e këtij muaji, derisa në ditën e parë të grumbullimit shqiptarit nuk iu kanë shmangur pyetjet rreth ndeshjes së shumë përfolur në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë.

    Ai u pyet për takimin ndaj kombit që edhe ai i takon të cilën ai e vlerësoi lart duke thënë që Shqipëria është një “kundërshtar i paparashikueshëm”.

    “Shqipëria është një kundërshtar i paparashikueshëm, që ka mposhtur Kombëtare të mëdha në të kaluarën”, deklaroi Xhaka për ‘luzernerzeitung.ch’.

    Xhaka foli edhe për kontingjentin e skuadrës përfaqësuese zvicerane, duke u shprehur i sigurt në shpirtin që përfaqësuesja zvicerane përçon.

    “Nëse nuk luajmë me krenari për Zvicrën atëherë nuk do ta kishim zgjedhur këtë përfaqësuese, ne jemi të gjithë në të njëjtën anije dhe jemi më të bashkuar se kurrë”, tha Xhaka, raporton Insajderi.

    Zvicra ndaj Shqipërisë do të ballafaqohet në Euro 2016 më 11 qershor në Stade-Bollaert të Lensit. /insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark