×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Xhamia e Stambollit në të cilën besimtarët përveç namazit kryejnë edhe ushtrime

    Insajderi
    18 February 2024 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Namazi është falur dhe burrat flokëthinjur zhvendosin shikimin e tyre nga imami tek instruktori i gjimnastikës në një xhami të Stambollit.

    Dhjetëra besimtarë myslimanë, përfshirë imamin, nisin ushtrimet.

    Një projekt gjimnastikor, i cili ka nisur gjatë janarit në 11 xhami të qarkut të varfër të Baxhëllarit, po u mundëson burrave të bëjnë më shumë stërvitje sesa që kanë bërë për vite të tëra.

    Por, gratë e Turqisë, të cilat kryesisht falen në shtëpi, nuk janë përfshirë në projekt.

    Imami i kësaj xhamie ka thënë se kjo po bëhet për ta eliminuar dembelinë dhe për shkaqe shëndetësore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark