Xhelal Sveçla jep dorëheqje: Ndjehem fajtor që nuk i jam përgjigjur kërkesave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhelal Sveçla jep dorëheqje: Ndjehem fajtor që nuk i jam përgjigjur kërkesave

    Insajderi
    23 June 2016 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Inspektoriatit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post pas tragjedisë në Kolovicë, ky dy fëmijë humbën jetën duke rënë në një gropë të mbushur me ujë e që është hapur nga kompanitë e ndërtimit.

    “Ia kam dorëzuar dorëheqjen kryetarit Ahmeti dhe ai e ka pranuar”, ka thënë Sveçla në emisionin “Interaktiv”

    Ai ka thënë se jeta e tij më nuk është njësoj pas vdekjes së këtyre dy fëmijëve në tragjedinë në Kolovicë.

    Ka thënë gjithashtu se ndjen përgjegjësi njerëzore dhe se ndjehet fajtor se nuk ia kanë dalë t’i përgjigjen me kohë të gjitha kërkesave të qytetarëve, në gjithë trashëgiminë e keqe, të cilën sipas tij, e kanë shkaktuar paraardhësit nga LDK-ja.

    Megjithatë, ai ka thënë se nuk ndjen përgjegjësi ligjore. E kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, më herët kishte reaguar pas deklaratave të LDK-së në Prishtinës të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kryqytetetit pas tragjedisë së ndodhur sot në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës.

    Ai ka thënë se ndihet i pafuqishëm dhe se nuk dëshiron të flas për çështje politike, pasi siç thotë Ahmeti, një post politik nuk është më i rëndësishëm se jetët e njerëzve.

    Ahmeti: Jam i pafuqishëm – posti politik nuk është më i rëndësishëm se jetët e njerëzve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark