Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj beson që qytetarët e kësaj komune kanë votuar për ndryshime në balotazhin e mbajtur sot.
Xhemajljaj që përballet me Ramiz Lladrovcin e PDK-së, pas mbylljes së vendvotimeve ka thënë se beson që qytetarët ia kanë dhënë votën atij dhe se ka ardhur koha që Drenasi të ketë ndryshime.
“Në bazë të informatave dhe të opinionit besoj që qytetarët e Drenasit sot votuan për ndryshime. Domethënë kanë votuar për mua”, ka thënë Xhemajlaj.
Ai po ashtu ka thënë se do të urojë menjëherë nëse Lladrovci fiton zgjedhjet.