Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, nga NISMA, Isa Xhemajlaj, ka votuar në shkollën “Halil Bajraktari” në Drenas.
Në këtë rast, Xhemajlaj ka ftuar të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin në zgjedhje dhe ta kryejnë obligimin si qytetarë të kësaj komune duke votuar për kandidatin e preferuar, njofton KlanKosova.
Me disa vërejtje të vogla të cilat sipas tij nuk kanë ndikim në procesin zgjedhor, e vlerësoi si të rregullt deri më tani.