Isa Xhemajlaj ka thënë se përveç figurave kryesore të PDK-së, për Lladrovcin po bën fushatë edhe ish-kreu i kësaj partie, tanimë president i vendit, Hashim Thaçi.
Këto komente, Xhemajlaj i bëri në emisionin “Komiteti” në RTV Dukagjini, ku tregoi se menjëherë pas fillimit të fushatës për balotazh, “presidenti Thaçi ka takuar veteranët në Drenas”, dhe kjo, sipas kandidatit të Nismës, “ka qëllim të fushatës për Lladrovcin”.
Përveç veteranëve, Xhemajlaj ka treguar që së fundmi presidenti ka takuar edhe familjet biznesore të Drenasit, dhe kjo, sipas tij, nuk mund të quhet rastësi, siç po e quajnë zyrtarët e PDK-së.
Xhamajlaj po ashtu ka shtuar se figurat qendrore të PDK-së dhe të presidencës janë takuar me qytetarë edhe nëpër oda, ku kanë ndaluar incizimet. /Insajderi.com