Insajderi
Showbiz

Xhensila bën veprimin e papritur për ditëlindjen e Ledrit

Insajderi
10 July 2025 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Xhensila bën veprimin e papritur për ditëlindjen e Ledrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ledri Vula sot feston ditëlindjen.

Reperi i njohur e ka sot të fundën ditëlindje pa ndërruar ‘prefiks’ pasiqë mbush 39 pranvera.

Në këtë ditë të shënuar, Xheraldina ka uruar me një video tejet simpatike e cila e shfaqë reperin krah vajzës së tij, Poem Blu.

“Ledri, paç momente te ketilla gjate tere jetes zemra e ninit. Te mira e te shendetshme”, është shprehur ajo.

Por me kë feston Ledri?

Në mes të një situate ku po përflitet me të madhe për sa i përket jetës private, ai ka darkuar me menaxherin e tij Faton Shoshi!

Ka qenë ky i fundit që ka ndarë një fotografi teksa festojnë ditëlindjen, e me shumë gjasë edhe sukseset e bashkëpunimit të tyre profesional. Festa ka vazhduar me miq të ngushtë të tyre (boys-only)

Ndërkohë, një urim nuk ka munguar nga Xhensila! Ajo ka zgjedhur të tregojë se do kenë tjetër këngë bashkë pas suksesit të asaj të fundit. Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark