Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, sot (e premte) feston ditëlindjen e 28-të.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ndau pamje edhe nga dekoret në shtëpinë e saj.
Xhensila u shfaq me një veshje të thjeshtë, teksa në duar mbante të bijën e saj, Ajkën.
Pozat që ajo mori morën vëmendje të madhe të publikut, ndërsa u panë edhe përplot lule mbrapa saj.
Artistja ndërkohë mori me qindra urime nga fansat, kolegët dhe familjarët, të cilët i uruan asaj për më të mirat.
Sa i përket projekteve muzikore, bukuroshja brune së shpejti ka bërë të ditur se do të sjell këngë të re.