Xherdan Shaqiri dërgon në fitore Baselin me një super gol - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Xherdan Shaqiri dërgon në fitore Baselin me një super gol

    Insajderi
    30 March 2025 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Baseli është kthyer te fitorja në Superligën e Zvicrës në futboll, ku më meritori për këtë ishte kapiteni i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri.

    Baseli fitoi 2-0 në udhëtim ndaj Ëinterthurit, në xhiron e 29-të të Superligës së Zvicerës.

    Shaqiri shënoi gol të bukur me goditje nga zona për 1- 0 në minutën e 49-të.

    Në minutën e 70-të asistoi për 2-0, duke i dhënë fund dilemave të fituesit në këtë ndeshje. Basel pas fitores është i dyti në tabelë me 49 pikë, dy më pak se Servette.

    Shaqiri tani i ka 10 gola e 13 asistime në 25 paraqitje kampionale.

    Leon Avdullahu e Shaqiri kompletuan ndeshjen te Baseli, ndërsa Albian Ajeti luajti prej minutës së 82-të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark