Xherdan Shaqiri për mentalitetin e tij: Në fushë jam shqiptar, në jetën e përditshme zviceran! - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Xherdan Shaqiri për mentalitetin e tij: Në fushë jam shqiptar, në jetën e përditshme zviceran!

    Insajderi
    24 April 2025 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Baselit, Xherdan Shaqiri së fundmi ishte në një intervistë në emisionin “Blu Sport” në Zvicër.

    Shaqiri bëri një deklaratë të fuqishme që ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale.

    Ish-lojtari i Liverpoolit tha se në fushë është një shqiptar i vërtetë, kurse në jetën e përditshme një zviceran.

    “Unë jam shqiptar në fushën e futbollit, zviceran në jetën e përditshme”, u shpreh Shaqiri.

    33-vjeçari nga Zhegra e Gjilanit gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 32 ndeshje me Baselin, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 18 asiste.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark