00:22 - 08 Shkurt 2016

Ata tashmë kanë vdekur si xhihadistë në Irak. Njëri në mars e tjetri në maj të vitit 2015. Flamur Shalaku, (23) kishte vdekur duke luftuar ndërsa Fatlumi pas një muaji në një sulm vetëvrasës.

Të dytë, të lindur dhe të shkolluar në Londër, kishin shkuar në Irak një vit para se të vdisnin duke luftuar për të ashtuquajturin Shtetin Islamik.

Por ata nuk ishin thjeshtë xhihadistë. Sipas një raporti i publikuar në “Washington Post” dhe “Buzzfeed”, thuhet se vëllezërit Shalaku kanë qenë pjesë e grupit famkeq “ISIS Beatles” emërtim ky për grupin e xhihadistëve britanik të koncentruar për rekrutim të të rinjëve në Londër.

Grupi i njohur edhe si “Djemtë e Londrës” drejtohej nga dy persona që tashmë janë identifikuar si Alexanda Kotey dhe Aine Davis, transmeton “Daily Mail”, raporton Insajderi.

Kotey ishte i lidhur direkt me rekrutimin e dy kosovarëve.

fatlum

“Pasi janë bashkuar ISIS, vëllezërit udhëtuan direkt për në Irak. Por nuk e patën gjatë. Kur Flamuri i vra në mars të vitit 2015, vëllai tjetër luftoi për t’u hakmarrë për vdekjen e tij”, citohet të ketë thënë një nga luftëtarët britanik të ISIS-it që është zbuluar.

Sipas tij, Fatlumi kishte nënshkruar madje betimin se do të bëhej sulmues vetëvrasës dhe atij iu caktua detyra qe të shpërthente një kamion me eksploziv afër ndërtesave qeveritare në Ramadi, duke i mundësuar kështu ISIS-it kontroll të shkurt mbi qytetin.

Screen-Shot-2015-07-21-at-9.23.13-AM

Fqinjët e vëllezërve kosovar kanë thënë për “Daily Mail” se ata janë bërë radikal qysh në vitin 2013 dhe se kanë shkuar në Siri duke iu thënë prindërve dhe të gjithëve se po  “udhëtonin për të punuar”.

Ata kishin qenë shokë në universitet me Mohammed Nasser, që vdiq gjithashtu duke luftuar për “ISIS Beatles”./Insajderi.com