Insajderi
Show

Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”

Insajderi
18 December 2025 - 18:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Yll Limani prezanton albumin e tij të dytë, “Thirrëm Sot ose Nëser”, një projekt i plotë me 16 këngë që përzien zhanret pop-rock dhe baladat klasike, duke reflektuar stilin unik dhe emocionin karakteristik të artistit. 

“Thirrëm Sot ose Nesër” përfaqëson një kapitull të ri artistik dhe shënon një transformim të madh në karrierën e Yll Limanit. Më i guximshëm, më personal dhe më i kompletuar se kurrë më parë.

Çdo këngë e albumit shoqërohet me një visualizer, të gjitha të realizuara në Barcelonë, Spanjë nën ekzekutimin e label-it Three60 Music, duke krijuar një standard të lartë vizual dhe një eksperiencë unike për fansat.

Për promovimin e albumit, u zhvillua një kampanjë pre-release e gjerë, duke përfshirë brendimin e autobusëve dhe pritoreve në Prishtinë me inicialet “TSN”, si dhe vendosjen e billboard-eve në pika strategjike të qytetit – një lëvizje që tërhoqi shumë vëmendje dhe ngjalli kuriozitet mbi kuptimin e saj. Pas publikimit të emrit të albumit dhe artwork-ut zyrtar, elementi misterioz “TSN” u transformua në “Thirrëm Sot ose Nesër”, duke nxitur diskutime të gjera dhe duke e bërë atë një nga kampanjat dhe albumet më të përfolura dhe të suksesshme të vitit.

“Thirrëm Sot ose Nesër” tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat digjitale, duke konsoliduar Yll Limanin si një nga artistët më të rëndësishëm të skenës muzikore rajonale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark