Në vitin 2002 Muhamed Ali ishte nderuar me një yll në botën e famshme të Hollivudit, “Walk of Fame” – por nuk ishte si yjet e tjerë.
Ali kërkoi me ngulm, dhe vendosi që ylli i tij i famës – ku shkruhej emri i tij – të vendosej në një mur, pra horizontalisht, dhe jo sikur të tjerët që kanë pllakatat e famës në shëtitoren e Hollivudit në tokë.
Arsyeja, siç kishte thënë Ali, ishte sepse nuk dëshironte që njerëzit që nuk e kanë respektuar atë “të shkelnin mbi emrin e tij”.
Dhe arsyeja më e madhe për të ishte se boksieri i madh amerikan nuk dëshironte të shkelnin mbi emrin e tij, që ai e konsideronte të shenjtë, pasi ishte emri i profetit të myslimanëve “Muhamed”.
“Unë e mbajë emrin e madh të Profetit Muhamed, dhe është e pamundur që unë të lejojë dikë të shkelë mbi emrin e tij”, kishte thënë ai.
Ylli i tij ishte vendosur në “Walk of Fame”, pasi organizatorët e Hollivudit e konsideruan boksin si një ngjarje “zbavitje”, dhe vendosën që emri i tij të shkruhej krahas yjeve të Hollivudit. /Insajderi.com