Yll Limani ka ndarë njoftimin emocionues për publikimin e albumit të tij të dytë, të titulluar “Thirrëm Sot Ose Nesër”, i cili pritet të dalë më 18 dhjetor 2025.
Këngëtari e përshkruan projektin si një përmbledhje të kaosit emocional të dy viteve të fundit, të përfshirë në 16 këngë të reja=,
Sipas Yllit, albumi trajton historitë që “nuk përfundojnë kurrë”, ato që mbeten pezull dhe mund të rikthehen “sot ose nesër”. Projekti mbart elemente nostalgjie, pritjeje dhe dilemash të brendshme që i shoqërojnë marrëdhëniet njerëzore.
“Ky album është një pritje, një shpresë, por edhe një lloj lamtumire e butë,” shkruan ai, duke shtuar se projekti i dedikohet atyre që ecin përpara, por herë pas here kthejnë kokën pas, qoftë edhe për një moment.
Edhe pse nuk e di si do të pritet albumi nga publiku, Ylli thekson se është i sigurt për një gjë: e ka realizuar me gjithë zemër dhe nuk ka lënë asgjë pa thënë.
Në fund, ai falënderon fansat për mbështetjen e vazhdueshme:
“Faleminderit që jeni me mu… dje, sot, nesër. Ju dua!”