×
  • Lajme
  • Lajme

    Ylli Hoxha, i pari i VV-së në Prishtinë

    Insajderi
    08 July 2016 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën e Vetëvendosje në Prishtinë votuan rreth 900 anëtarë, të cilët zgjodhën Ylli Hoxhën për kryetar të kësaj qendre.

    Ylli Hoxha është rizgjedhur edhe njëherë Kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinë. Rreth 900 anëtarë të LVV-së kanë marrë pjesë në zgjedhjet e djeshme që janë mbajtur në disa qendra në rajonin e Prishtinës.

    95.67 % kanë votuar për Hoxhën kryetar, 2.21 kanë votuar kundër tij dhe 1.44 kanë abstenuar, tha zëdhënësja e LVV-së, Tinka Kurti.

    Pavarësisht se gara është bërë pa kundërkandidat, Kurti lavdëroi procesin zgjedhor, njofton RTK, transmeton Insajderi.

    “Demokracia e brendshme në Lëvizje është shembull për demokracinë në përgjithësi në vendin tonë. Jemi i vetmi subjekt ku secili anëtar ka të drejtë vote, jo vetëm për të zgjedhur drejtuesit e organizatës sonë, por edhe për të vendosur përmes referendumit të brendshëm, mbi çështjet dhe proceset e e rëndësishme në Lëvizje”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark