Insajderi
Sport

Ylli i Barcelonës ka një marrëveshje për t’u larguar nga klubi për në Arabinë Saudite

Insajderi
06 December 2025 - 14:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ylli i Barcelonës ka një marrëveshje për t’u larguar nga klubi për në Arabinë Saudite
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i Barcelonës, Raphinha, do të jetë i lirë të shtyjë një transferim drejt Arabisë Saudite verën e ardhshme, nëse ai vendos kështu.

Kjo vjen për shkak të një marrëveshjeje të vendosur mes brazilianit dhe Barcelonës gjatë negociatave të kontratës në vitin 2024.

Anësori Raphinha vitin e kaluar nënshkroi rinovimin e kontratës në kryeqytetin katalanas deri në verën e vitit 2028.

Megjithatë, gjatë bisedimeve për rinovimin, palët lanë të hapur mundësinë për një ndarje shumë më të shpejtë.

Sipas një raportimi nga “Diario Sport”, duke cituar Xavi Campos në podcastin e “Catalunya Ràdio”, “Barça Reservat”: “Raphinha ra dakord me Decon, drejtorin sportiv të Barçës, për kushte verbale që do të lehtësonin largimin e tij nëse vendos të pranojë ndonjërën nga ofertat saudite pasi të luajë me Brazilin në Kupën e Botës 2026”.

Theksohet se për momentin lojtari nuk ka asnjë dëshirë të largohet nga “Spotify Camp Nou”, por situata mbetet një çështje për t’u monitoruar me vëmendje për verën e ardhshme


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark