×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ylli i Barcelonës në “radarët” e Tottenham

    Insajderi
    14 February 2024 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frenkie De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli, aty ku e kërkoi për një kohë të gjatë Manchester United e tashmë është Tottenham që po tenton ta transferojë në Premier League.

    Drejtuesit e Spurs, që kanë paraqitur një ofertë te Barcelona për blerjen e mesfushorit holandez gjatë merkatos verore, plot 60 milionë euro përfshirë bonuset, është propozimi i klubit londinez.

    Ndërkohë që 26-vjeçarin e pret një kontratë 4-vjeçare, me të njëjtën pagë që përfiton aktualisht në “Camp Nou”, teksa Barcelona e vlerëson shumë De Jong, por vështirësitë financiare mund të ndikojnë në shitjen e tij në fundin e sezonit.

    Mesfushori është pjesë e kombëtares holandeze prej shtatorit të vitit 2018 dhe deri tani numëron 54 ndeshje dhe 2 gola me kampionët në fuqi të Spanjës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark