×
  • Showbiz
  • Show

    Ylli shqiptar i TikTokut vozitë 305 km/h në Kalimash, i shpëton aksidentit “për një fije peri”

    Insajderi
    15 March 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrjetet sociale është publikuar videoja e yllit shqiptar të TikTokut, Aleksander Vishaj, i cili së bashku në veturë me reperin Cllevio, drejtoi mjetin me shpejtësi tepër të lartë në tunelin e Kalimashit.

    Nga pamjet shihet teksa mjeti luksoz kap një shpejtësi mbi 300 km/h. Ajo që i bën më dramatike këto pamje është fakti se ata i shpëtojnë për fije të perit përplasjes me një mjet që ndodhet përpara dhe që ecën me shpejtësi normale.

    Mjeti që ndodhej përpara ka mundur të kalojë në korsinë e ngadalësisë në momentin e fundit, duke shmangur një tragjedi.

    “Aleks na vrave, të kam vëlla”, dëgjohet t’i thotë Cllevio shoferit të mjetit që ishte Aleks Vishaj.

    Rasti vjen vetëm pak ditë më vonë pas aksidentit tragjik të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë ku një automjet Audi A8 u rrëzua nga mbikalimi për shkak të shpejtësisë duke shkaktuar tre viktima.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark