Ymeri akuzon qeverinë se "po ua vjedh punën qytetarëve" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri akuzon qeverinë se “po ua vjedh punën qytetarëve”

    Insajderi
    31 May 2016 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari VV-së , Visar Ymeri , gjatë ditës së sotme ka vizituar disa kultivues perimesh dhe ndërmarrës të ndryshëm nga qyteti i Klinës, ku ka lavdëruar punën që po bëhet atje nga qytetarët.

    Ai ka thënë se qeveria e Kosovës po ua vjedh punën këtyre kultivueseve, raporton Insajderi.

    “Qytetarët e Kosovës janë punëtorë, por kanë nevojë për qeveri që ua mbron punën, jo që ua vjedh atë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

    I pari i Vetëvendosjes vizitoi edhe disa punëtori të dyerve dhe dritareve në qytetin e Klinës.

    “Me aktivistët e Klinës dhe deputeten Shqipe Pantina vizituam plantacionin e mollëve “Apple@Honey”, të Mehmet Krasniqit në fshatin Zajm, punëtorinë për prodhimin e dyerve dhe dritareve, të Nezir Sejdiut në Grabanicë si dhe biznesin e Sylë Gashit në Gremnikë”, thuhet në kumtesën e tij. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark