Ymeri e Molliqaj nga Mitrovica paralajmërojnë protesta për ‘dy çështje të rëndësishme’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri e Molliqaj nga Mitrovica paralajmërojnë protesta për ‘dy çështje të rëndësishme’

    Insajderi
    23 June 2016 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hapja e urës mbi lumin Ibër dhe çështja e kufijve administrativ të Mitrovicës janë dy temat që drejtuan krerët e Lëvizjes Vetëvendosje drejt Mitrovicës gjatë ditës së sotme.

    Kryetari i VV-së, Visar Ymeri dhe sekretari organizativ i partisë, Dardan Molliqaj, u pritën në takim sot nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

    Duke folur për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, Ymeri tha se çështja e kufijve administrativ të Mitrovicës është e rëndësishme, për këtë fakt ai paralajmëroi edhe protesta nëse bëhet ndarja e Mitrovicës, sipas “dëshirave të Beogradit”.

    “Diskutuam për angazhimin dhe mundësitë që Vetëvendosje me deputetët e vet në Kuvendin e Kosovës ta ndihmoj procesin e hapjes së Urës, duke përfshirë edhe thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, por edhe deri të reagimi qytetar, siç është protesta”, tha Ymeri, njofton portali lokal Veriu.info.

    Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës konfirmoi temat e biseduara në takimin mes tyre, duke shprehur gatishmërinë e tij për mbrojtjen e kufijve administrativ të Mitrovicës, transmeton Insajderi.

    “Me udhëheqësit e VV-së biseduam për çështje shumë të rëndësishme, siç është hapja e Urës së Ibrit dhe kufijve administrativ. Po ashtu kemi folur edhe për shumë çështje të tjera të cilat janë në dobi të qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës”, tha kryetari Bahtiri.

    Ndërkaq, kryetari VV-së, Visar Ymeri, tha se falënderon kryetarin Bahtiri për punën që e ka bërë deri më tash, veçanërisht për vendosmërinë e tij për mbrojtjen e kufijve të Mitrovicës, gjë që sipas tij, nuk ka qenë as e lehtë dhe as e thjeshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark