Insajderi
Lajme

Ymeri: Kusari-Lila foli me Radoiçiqin me kërkesë të Kurtit

Insajderi
10 October 2024 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ymeri: Kusari-Lila foli me Radoiçiqin me kërkesë të Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish- kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, kryetare e grupit parlamentar i VV-së, dhe Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë, e cila bisedë dyshohet të jetë bërë në qershor të vitit 2022.

Kohë kjo kur Radoiçiq ishte i arratisur nga Kosova dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.

Ymeri ka thënë se Kusari-Lila ka folur me Radoiçiqin me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti.

“Mimoza ka shku ka fol me Radoiçiqin, e Mimoza vetë nuk ka shku me fol me Radoiçiqin. Mimoza ka shku me kërkesë të Albinit. Kjo për mua është shumë e qartë” – tha Ymeri, ne Dukagjin. Ai tha gjithashtu se Kurti duhet të kërkojë shkarkimin e Kusari-Lilës nga pozita e shefes së grupit parlamentar.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark