×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Kuvendi po i mundëson Thaçit të bëjë puç institucional

    Insajderi
    24 February 2016 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka quajtur vendimin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të caktuar seancën e zgjedhjes së presidentit të premten, si mundësi për liderin e PDK-së, Hashim Thaçi që të bëjë puç institucional.

    “Sot kur kryesia e Kuvendit e ka marrë një vendim skandaloz përmes së cilit po do t’ia mundësojë Hashim Thaçit të bëjë puç institucional në mënyrë që kapjen e shtetit ta zgjeroj dhe ta thellojë deri në presidencë”, ka thënë Visar Ymeri.

    Sipas tij, zgjedhja e Thaçit president “garantohet nga votat e Listës Serbe që nënkupton se nëse deri sot në Qeverinë e Kosovës kemi pasur përfaqësues të qeverisë në Beograd, që prej nesër nëse zgjidhet Thaçi president do ta kemi një njeri në maje të shtetit i cili vazhdimisht do të jetë i kushtëzuar nga vullneti politik i Vuçiqit në Beograd”.

    Ai ka kritikuar edhe deputetët që do ta votojnë Thaçin president pasi sipas tij “po e sheshin votën të cilën e kanë blerë nga qytetarët”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark