Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri e ka quajtur ofendim për sportin luftarak të karatesë, seancën e mbrëmshme për presidentin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri tha se nata e mbrëmshme ishte testim për mundësinë, siç tha ajo, “që të vendoset Republika e Kurtit”.
“Mbramë nuk ka qenë karate, është ofendim për sportin për një fushë të cilën rrufitën premtime e para pa punë. Karate ka rregullat e veta. Mbramë ishte testim, nëse ka mundësi të vendoset Republika e Kurtit e që nëse lejohet, të vendoset sistem paralel partiak për Gjyqësor e për çdo gjë që nuk e ka kap ende kopja e zbehtë e Xhaxhit. Jeni në Republikën e Kosovës edhe koha e xhaxhit është varrosur”, ka shkruar Ymeri.
Kujtojmë se mbrëmë gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e presidentit Ekonomia Online publikoi një bisedë të deputetit të VV-së Naim Bardiqi. Në mesazh shihet qartë shkrimi për çështjen e presidentit “po e zgjedhim sot karate”.