Ymeri: Mustafa e Thaçi ikin si pula nga gratë deputete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Mustafa e Thaçi ikin si pula nga gratë deputete

    Insajderi
    16 February 2016 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë para protestës, përfaqësuesit e partive opozitare i kanë numëruar edhe një herë arsyet se vendi duhet të ketë protesta dhe zgjedhje të reja.

    Për më tepër, në një tubim mobilizues me gratë e tri partive opozitare – Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën – u tha se Qeveria e Kosovës do të bijë në ditën kur vendi shënon tetë vjetorin e pavarësisë.

    “Opozitarizmi ynë nuk është ndaj shtetit por është ndaj politikave të këtij pushteti sepse janë të dëmshme si për burra e për gra”, ka thënë Nazlie Balaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Në tetë vjetorin e pavarësisë, pushteti do te bijë”, ka shtuar ajo.

    Në anën tjetër, Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, ka inkurajuar qytetarët që t’i bashkohen protestës popullore.  Ai po ashtu ka lëvduar rolin e gruas në organizmin e protestës.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me armikun tonë, duke iu referuar marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të nënshkruar nga Kryeministri Isa Mustafa me homologun e tij serb.

    “Ky pushtet po i humb nervat rasti –  me i freskët e dëshmon hera e fundit ku kanë arrestuar aktivistët” ka thënë Haradinaj.

    Protesta e nesërme e organizuar nga partitë opozitare është thënë se do të jetë më masivja që nga paslufta.  Opozita është duke kundërshtuar nënshkrimin e dy marrëveshjeve nga ana e Qeverisë së Kosovës: me Serbinë për themelimin e asociacionit dhe me Malin e Zi për demarkacionin kufitar.

    Në anën tjetër, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se Kryeministri Isa Mustafa e zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, “ikin si pula prej Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, e deputetëve të tjera.”.Insajderi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark