Ymeri: Nuk mjafton vetëm solidarizimi me civilët në Alepo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Nuk mjafton vetëm solidarizimi me civilët në Alepo

    Insajderi
    14 December 2016 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka reaguar ndaj  ngjarjeve të fundit në Alepo, të cilat sipas tij e kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve.

    Ymeri ka shkruar në Facebook se vetëm solidarizohemi me civilët e pafajshëm nuk mjafton, ai thotë se duhet parë rrugët e daljes nga kjo “vorbullë e përgjakshme”.

    “Siria është shembulli më ilustrues që na tregon se sa e rrezikshme bëhet bota kur marrëdhëniet ndërkombëtare udhëhiqen nga pragmatizmi- nga interesi vetjak për dominim. Në Siri tash e sa kohë po e pëson një popull i tërë, po i cenohet e shkatërrohet hapësira, po i pamundësohet jetesa e shkatërrohet e ardhmja”.

    “Është desovranizuar për t’iu kontrolluar territori e resurset, e kështu po i cenohet liria e mirëqenia. Një paqe e përhershme është e mundur vetëm nëse zhduken shkaqet e luftës”, ka shkruar Ymeri në Facebook. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark