Ymeri: Shqipëria është dashur të reagojë për rastin e Astrit Deharit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Shqipëria është dashur të reagojë për rastin e Astrit Deharit

    Insajderi
    19 November 2016 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thekson se duhet të kryhet një hetim i pavarur për vdekjen e aktivistit të saj në burgun e Prizrenit, Astri Dehari.

    I ftuar në Orën e Intervistës në Ora News, Ymeri thekson se qeveria e Kosovës ka tentuar ta fshehë ngjarjen, ndërsa deklaron se arrestimi i tij ishte politik.

    “Meqë janë arrestuar pa fakte dhe pa prova, atëherë qartazi kemi të bëjmë me një arrestim politik. Për ne ky hetim nuk ka përfunduar. Ne insistojmë të kemi një hetim të pavarur, i cili do ta zbardhte të vërtetën për vdekjen e Astritit. Ajo që ka bërë prokuroria dhe institucionet e hetuesisë, e cila është udhëhequr nga njerëz të afërt të pushtetit janë të papranueshme. Sylë Hoxha si kryeprokuror është person që përmes përgjimeve, ai shihet që nëpërmjet Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin praktikisht caktojnë të besueshmit e tyre në secilin institucion”, ka thënë Ymeri.

    Ymeri e konsideroi të çuditshëm mos reagimin e Shqipërisë për ngjarjen.

    “Deri më tani nuk kemi pasur një reagim të tillë nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe kjo është e çuditshme dhe unë do të kisha pritur që të kemi një reagim të tillë në mënyrë që të insistohet që të kemi reagim për Astritin”, ka thënë ai. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark