Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është i bindur se zgjidhja e vetme për vendin janë zgjedhjet e parakohshme dhe në këtë rast, partia që ai e drejton është e gatshme që të garoj në këto zgjedhje së bashku me dy partitë tjera AAK dhe NISMA.
Sipas Ymerit, VV ka gatishmëri që të opozita të garojë në zgjedhjet e parakohshme me një listë të përbashkët.
“Edhe tek dy partitë e tjera AAK dhe NISMA ka të njëjtën gatishmëri por nuk kemi diçka konkrete”, ka thënë Ymeri në një intervistë në “Zona e Debatit”.
Megjithatë sipas Ymerit ende nuk ka një vendim që do ta bënte opozitën si një formacion të vetëm në zgjedhjet e mundshme e që sipas tij do të ndodhin gjithsesi.
Sipas Ymerit, bashkëpunimi mes 3 partive opozitare ka filluar si kundërshtim i dy marrëveshjeve të cilat kryetari i VV-së i quajti të vdekura.
Ai e ka quajtur Thaçin një politikan që ka shkaktuar shumë dëme dhe si i tillë do të përkujtohet vetëm si një kryeministër që gjatë kohës sa ka udhëhequr “krimi dhe korrupsioni janë rritur në mënyrë drastike”.