Insajderi
Biznes

YouTube heq numër rekord të video-ve

Insajderi
26 September 2020 - 10:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
YouTube heq numër rekord të video-ve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

YouTube ka hequr më shumë video në tremujorin e dytë të vitit 2020 se kurrë më parë.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, YouTube rriti përdorimin e filtrave të automatizuar për të hequr video që mund të shkelnin politikat e saj, transmeton lajmi.net.

YouTube thotë se zakonisht mbështetet në një kombinim të punonjësve të tij dhe sistemeve të tij algoritmikë.

Rishikimet njerëzore trajnojnë sistemet e të mësuarit makinerik, të cilat janë të afta të trajtojnë shumë më tepër çështje sesa mund të bëjnë njerëzit.

Numri i videove që u kthyen në internet pas apelimit gjithashtu u rrit në mënyrë dramatike, nga afërsisht 41,000 në 161,000 në të njëjtën periudhë.

Punonjësve të Google u është thënë se ata mund të punojnë nga shtëpia deri të paktën korrik 2021, një vendim që preku “pothuajse të gjithë” prej afërsisht 200,000 punonjësve të Google me kohë të plotë, të kontraktuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark