z.Veliu gjatë ditës do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme dhe gjatë natës Batman i Podujevës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    z.Veliu gjatë ditës do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme dhe gjatë natës Batman i Podujevës

    Insajderi
    22 October 2020 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar pasi që z. Agim Veliu morri pozitë shtetërore.
    Më 29 Nëntor zgjedhje në Komunën e Podujevës, kështu e ka caktuar datën Presidenti i Kosovës z. Thaçi.

    Duket e pamundur se si z. Veliu më parë ka dhënë dorëheqje si kryetar i Komunës së Podujevës pasi që ju caktua pozita si Ministër i Punëve të Brendshme mirëpo gjithsesi ndodhi.
    Redaksia e “Mbrëmjet e Lajmeve” ka hulumtuar dhe ka gjetur fakte interesante.
    Kandidatë për kryetar të Komunës së Podujevës do të jetë Batman Veliu i cili do të kandidojë si i pavarur dhe kështu z. Agim Veliu do të vazhdoj të jetë Ministër i Punëve të Brendshme.
    Do të thotë z.Veliu gjatë ditës do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme dhe gjatë natës Batman i Podujevës. Ky është një akt heroik pasi që dëshiron të mbroj njëkohësisht edhe Kosovën edhe Podujevën.
    Ndiqni edicionin e plotë në videon e mëposhtme që të informoheni për të gjitha.

    “Mbrëmjet e Lajmeve” është emision satirik, qëllimi i të cilit është që t’i argëtoj

    publikun duke satirizuar ngjarjet ditore në vend si ato politike dhe sociale.

    “Mbrëmjet e Lajmeve” mund t’i ndiqni çdo natë nga ora 20:10 në

    GjirafaVideo.com

    Shiko videon KËTU.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark