Zaev: Nuk e akuzojmë Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaev: Nuk e akuzojmë Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve

    Insajderi
    26 February 2017 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zoran Zaev mohon që ka pasur marrëveshje me Bashkimin Demokratik për Integrim për akuzim të Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Maqedonisë në periudhat mes dy luftërave botërore, nga viti 1912 deri 1956.

    Mediet maqedonase, ditëve të fundit kanë raportuar për një marrëveshje ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së së Zoran Zaevit për të akuzuar Serbinë për gjenocid.

    Zaev thotë se deklarimi i Serbisë fajtore për gjenocid nga qeveria e re Maqedonase është një gënjeshtër absolute, shkruan agjencia e lajmeve Tanjug.

    “Kjo është vetëm një gënjeshtër për të na bërë neve të grindemi me vëllezërit tanë serbë,” ka thënë lideri i LSDM-së. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark