Zaev refuzon ftesën e Ivanovit për takim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaev refuzon ftesën e Ivanovit për takim

    Insajderi
    28 April 2017 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, e ka refuzuar ftesën për takim të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të diskutuar zgjidhjen paqësore të krizës së re në vend, të shkaktuar pas hyrjes në Kuvend të protestuesve maqedonas që kanë sulmuar deputetët dhe gazetarët.

    Të paktën 100 persona u lënduan, në mesin e tyre edhe lideri social demokrat Zaev dhe një numër deputetësh të partisë së tij dhe partive të tjera shqiptare, gjatë dhunës së përdorur nga protestuesit.

    Në mesnatën mes së enjtes dhe të premtes, njësitet speciale të policisë së Maqedonisë kanë arritur të largojnë nga godina e Parlamentit protestuesit maqedonas të cilët u futën me dhunë brenda, me ç`rast kanë sulmuar fizikisht deputetët e shumicës së re parlamentare.

    Qindra qytetarë maqedonas nën organizim të Iniciativës “për Maqedoni të përbashkët”, të enjten pak pas orës 18:00 u futën me dhunë në Parlamentin e Maqedonisë pasi paraprakisht shumica e re parlamentare e përbërë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja për Reforma, në një situatë të tensionuar zgjodhën Talat Xhaferin për kryetar të ri të Parlamentit të Maqedonisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark