Zaev viziton Ziadin Selën në spital – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaev viziton Ziadin Selën në spital

    Insajderi
    04 May 2017 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i LSDM-së Zoran Zaev e ka vizituar Ziadin Selën në Spitalin e Tetovës për të parë gjendjen e tij shëndetësore, transmeton Gazeta Express.

    Pas vizitës Zaevi sqaroi për opinionin aspekte të veprimeve të mëtutjeshme politike drejt marrjes së mandatit dhe krijimit të qeverisë së re.

    ”Disa thonë se Sela dhe Zaevi janë lënduar më shumë, por qytetarët e dijnë saktë se çfarë ndodhi. Nuk dua të komentoj këtë më, sepse të gjithë duam të shohim përpara. Uroj të mos përsëriten këto gjëra më në Maqedoni. Më vjen mirë që kolegu im Ziadin Sela është duke u përmirësuar. Biseduam me të për hapat e radhës politik si partnerë të mundshëm koalicioni. Me atë shkëmbyem mendime, ide dhe plane”.

    Zaev deklaroi se janë në pritje të mandatin nga Ivanovi në afat prej 10 ditësh, ndërkohë që shpreson që ky mandet t`i jepen në afat edhe më të shkurtër.

    “Kam marrë pajtueshmëri nga Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela, ndërsa do të takohem edhe me Bilall Kasamin, që si koalicion me 67 nënshkrime ta vizitojmë kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, që t’ia vërtetojmë unitaritetin e shtetit, respektimin e shumëetnicitetit, rendit kushtetues. Të gjithë jemi për një plan për t’i ndihmuar Ivanovit që ta jep mandatin”.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark