Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku është deklaruar edhe për jetën private.
I pyetur për puthjen e tij të parë, Berisha ka thënë se e ka harruar, derisa ka treguar se kur ka nisur lidhjen e parë ka qenë 20-vjeçar.
Ai ka folur edhe për preferencat muzikore. Me qejf thotë se i dëgjon këngët popullore, por se shkaku i fëmijëve e dëgjon edhe Taynën.
“Djali i vogël dhe i madhi shtyhen cilën CD po e lëshojnë në kerr. Unë e lëshoj Taynën”, tha Berisha.
Libri i fundit që ka lexuar thotë se është “Misioni rus” i Ibrahim Kadriut, derisa ka treguar se sa ka qenë nxënës është shpërblyer disa herë si një nga nxënësit më të mirë.
Storja e fundit: