×
  • Lajme
  • Lajme

    Zajdenica është edhe e malazezve

    Insajderi
    25 January 2016 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, ka deklaruar se krahas serbëve, edhe bashkësitë tjera duhet të përfshihen në përpunimin e statuti të Asociacionit të Komunave serbe.

    Vujiçiq në emisionin “Slobodno srpski”, njofton B92, rapoprton Insjaderi, ka theksuar se pret që në hartimin e statutit të AKS-së të jetë më qartë i definuar edhe roli i bashkësive minoritare brenda komunave që do të bëjnë bashkësinë, sepse në to nuk jetojnë vetë serbët, por edhe malazezët, romët e të tjerë.

    Në pjesën që ka të bëjë me hartimin e statutit, bashkësia malazeze, jo në kuptimin se pa të nuk bën, duhet që përmes favoreve të AKS-së, edhe minoritetet tjera brenda bashkësisë të kenë mundësitë e veta, ka thënë ai.

    Vujiçiq ka thënë se AKS-në e ardhshme nuk e sheh si fitore të madhe e as disfatë as të Beogradit dhe as të Prishtinës

    “AKS është gjë pozitive dhe duhet të ekzistojë, por nuk mendoj se është një gjë nga e cila do të varet jeta as e serbëve dhe as dikujt tjetër, sepse po e shikuat Ligjin për pushtetin lokal të Kosovës, ai nuk dallon shumë nga ajo që jemi mësuar ta dëgjojmë kur bëhet fjalë për AKS-në, sepse e gjitha ajo në një mënyrë ekziston”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark