×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zajednica është kancer i Kosovës”, Mirena riposton videon e famshme të Kurtit

    Insajderi
    17 August 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në Bruksel do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Besohet se Kryeministri Kurti do të diskutojë me presidentin serb, Vuçiq rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Në vitin 2015, në cilësinë e liderit të opozitës, Kurti vlerësonte se Marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të mbrohej nga: mazokistët, të shantazhuarit dhe serbofilët.

    “Zajednica, Kanceri i Kosoves” – shkroi Mirena sipër videos së Kurtit.

    “Zajednica eshte kancer per Kosoven” A. Kurti…

    Ndryshe, takimi i nesërm do të fillojë rreth orës 10:30 ku do të marrin pjesë Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark