Modelja e njohur nga Kosova, Zana Krasniqi e cila është shpallur Miss Universe në vitin 2008, ka qenë e ftuar në emisionin e “Rudina”.
Zana kishte një karrierë të sukësesshme në SHBA, por i është ktheyer përkushtimit ndaj familjes, e cila është edhe nënë e katër fëmijëve.
Zana ka treguar edhe momentin kur ka takuar Donald Trump në SHBA, ku shprehet se nuk ishte aspak entuziaste dhe se nuk kishte dëshirë të pozonte pranë tij, duke e kundërshtuar fotografin e njohur Fadil Berisha.
“Kam punuar në disa fotoshoot-e, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëhere Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe ne na ftonin disa Misse për të bërë disa footoshoote, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre”, ka thënë ajo.
“Unë isha pak më ndryshe, unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk mu duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et, shtoi ajo.