Insajderi
Botë

Zbardhen diskutimet brenda Shtëpisë së Bardhë

Insajderi
17 October 2025 - 21:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbardhen diskutimet brenda Shtëpisë së Bardhë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t’i ofrojë SHBA-së “mijëra dronë” nëse Uashingtoni i lejon asaj të përdorë raketat Tomahawk.

Sipas mediave të huaja, komentet Zelensky i bëri gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me Presidentin Donald Trump.

“Kjo është arsyeja pse mund të punojmë së bashku, ku mund të forcojmë prodhimin amerikan”, tha mes të tjerash Zelensky.

“Ne kemi një propozim të madh me dronët tanë”, shtoi Zelensky, përcjell A2 CNN.

Trump është pyetur nëse kjo marrëveshje është diçka për të cilën ai do të ishte i interesuar.

“Po, do të ishim”, është përgjigjur Trump. “Ne kemi shumë dronë tani. Ne i ndërtojmë vetë dronët tanë, por blejmë edhe dronë nga të tjerët dhe ata [Ukraina] prodhojnë dronë shumë të mirë”, shtoi Trump. (A2 Televizion)


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark