Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se rritja e pranisë policore në veri të vendit, me qëllim të ofrimit të sigurisë, është vlerësuar e domosdoshme.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë.
“Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit. Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”.
“Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit. Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.