Pas vdekjes së dy fëmijëve sot në lagjen Kolovica në Prishtinë, të cilët u mbytën në një gropë të mbushur me ujë në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë policia dhe pas tyre edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Tashmë ekipi i zjarrfikësve ka filluar zbrazjen e kësaj grope ku humbën jetën vëlla e motër të moshës 11 dhe 13 vjeçarë, transmeton Insajderi.
Ndërsa, trupat e pajetë të Florentit dhe Florentina Mramorit, të cilët kishin rënë në gropën e mbushur me ujë janë dërguar në morg. /Insajderi.com