Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë po zvogëlohet çdo ditë. Në shumë fshatra të banuara nga shqiptarë, kanë mbetur kryesisht çifte të moshuarish.
Ata që janë ende atje thonë se arsyet e largimit janë të shumta, përfshirë diskriminimin, mungesën e infrastrukturës dhe politikat e autoriteteve serbe për pasivizim të adresave të banimit. Megjithatë, disa shqiptarë ende nuk kanë ndërmend të largohen.
Një banor shqiptar në Medvegjë tregon se ka dy punëtorë serbë, të cilët i kërcënojnë me fjalët: “i kërcënojnë me fjalët kemi për t’ju vrarë nëse shkoni të punoni aty. Hyqmeti nuk i merr parasysh ato (kërcënimet), i kam njoftuar”, thotë ky banor për Radio Evropën e Lirë.
“Shteti (Serbia), ua ka futur këtë urrejtje…Unë nuk mundem mi bë krejt serbët të këqinj”, shton ai.