Efekti i infeksionit me virusin COVID-19 mund të shihet në feces një javë para paraqitjes së simptomave të jashtëm.
Aparna Lal, epidemiologe nga Shkolla për Shëndet Publik në Australi, ka raportuar se shkencëtarët do t’i hulumtojnë kanalizimet duke treguar se përcjellja e ujërave të zeza do të mund të mundësojë përcjelljen e situatës me koronavirus dhe të pengohet përhapja e tij.
Në mars është publikuar se shkencëtarët holandezë kanë zbatuar një studim të ngjashëm, me të cilin kanë ardhur në përfundim se testi pozitiv në koronavirus mund të merret me feces, para paraqitjes së kollitjes dhe etheve./Insajderi.com.