×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Zbulimi i informacioneve të klasifikuara: Një test për sundimin e ligjit në Kosovë

    Insajderi
    25 October 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Taulant Hodaj

    Pse ky rast i zbuilimit të informacionit të klasifikuar paraqet shkelje serioze ligjore dhe nuk është thjeshtë
    mbrojtje e lirisë së shprehjes dhe interest publik?

    Rasti i fundit që përfshin disa gazetarë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka ndezur një debat të ashpër rreth kufijve të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së sekreteve shtetërore në Kosovë.

    Publikimi i informacioneve të klasifikuara dhe sekreteve shtetërore gjithmonë është shqetësim serioz mbi sigurinë kombëtare, ndërkohë që vetë gazetarët pretendojnë se veprimet e tyre janë të mbrojtura nga liria e shprehjes, liria e medias dhe interesi publik.

    Në një shtet demokratik, liria e shprehjes është një nga shtyllat themelore të të drejtave të njeriut dhe
    është e mbrojtur nga Kushtetuta. Megjithatë, asnjë e drejtë nuk është absolute, dhe kufizimet ekzistojnë
    në rrethana specifike, veçanërisht kur është Hala për sigurinë kombëtare.

    Në këtë drejtim, informacioni që është shpallur i klasifikuar dhe sekret shtetëror përmes ligjit dhe vendimeve të organeve kompetente është i mbrojtur me ligj, dhe zbulimi i >j pa autorizim përbën një shkelje të rëndë ligjore.

    Sipas Kodit Penal të Kosovës, veçanërisht nenit 125, zbulimi i informacionit të klasifikuar përbën një
    vepër penale të ndëshkueshme rëndë.

    Ky nen përcakton qartë se kushdo që zbulon ose nuk mbron informacionin e klasifikuar do të ndëshkohet sipas dispozitave të Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë. Për më tepër, neni 54 i Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar parashikon që çdo person që zbulon informacion të klasifikuar, të nivelit “Konfidencial,” “Sekret,” apo “Tepër Sekret,” i ekspozohet pasojave të rënda ligjore, duke përfshirë dënime që variojnë nga një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vite burgim.

    Mbrojtja e interesit publik është një përgjegjësi e rëndësishme e gazetarëve, pasi ajo forcon
    llogaridhënien dhe transparencën e ins>tucioneve shtetërore.

    Megjithatë, kjo përgjegjësi duhet të ushtrohet brenda kufijve ligjorë që mbrojnë sigurinë kombëtare dhe të drejtat e individëve. Zbulimi i emrave të agjentëve të AKI-së, pozitat e tyre të punës, ak>vitetet që bëjnë, rrezikon integritetin e operacioneve të inteligjencës dhe sigurinë e tyre dhe të familjeve, gjë që e bën të domosdoshëm ruajtjen e konfidencialitetit të këtyre informatave ashtu si e ka paraparë ligji. Kodi Penal i Kosovës në lidhje me Ligjin për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara, ndër tjera e ndalon zbulimin e iden>te>t të agjentëve, pozitat e tyre të punë, sepse këto të dhëna janë të klasifikuara dhe për shkak të natyrës së ndjeshme të punës së tyre, në këtë rast, gazetarit apo kujtdo qoftë nuk i lejohet publikimi i këtyre të dhënave, pavarësisht dyshimeve për shkelje të pretenduara. Nëse gazetarët posedojnë informacione për abuzime, ekzistojnë mekanizma ligjorë për raportimin e tyre pa kompromentuar sigurinë e shtet dhe individëve.

    Sipas fakteve të prezantuara në këtë rast, disa gazetarë kanë publikuar informacione që lidhen me emrat,
    pozitat dhe ak>vitetet e zyrtarëve të AKI-së. Publikimi i këtyre të dhënave është më shumë sesa një akt i
    thjeshtë informimi për publikun. Këto informacione, të cilat janë mbrojtur ligjërisht si sekrete shtetërore,
    tash janë bërë të arritshme për çdokënd, përfshirë shtetet që mund të kenë interesa armiqësore me
    Kosovën.

    Zbulimi i këtyre të dhënave bie ndesh me nenin 124 të Kodit Penal të Kosovës, i cili parashikon dënime të
    ashpra për çdokënd që I’a bën të qasshme sekretet shtetërore tek publiku, shtete e huaja ose organizata
    që mund t’i përdorin këto të dhëna kundër interesave të shte>t të Kosovës.

    Për raste të kësaj natyre kemi edhe referenca nga e kaluara. Një rast i ngjashëm kur ishte përfshirë Baton
    Haxhiun, i cili u dënua nga Tribunali i Hagës për zbulim të informacioneve të mbrojtura që lidhen me
    proceset gjyqësore ndërkombëtare. Po ashtu, rastet e Guca>t dhe Haradinajt, të cilët u dënuan nga
    Dhomat e Specializuara të Kosovës, tregojnë qartë se çdo zbulim i informacioneve të klasifikuara, qoVë
    edhe nën pretendimin e mbrojtjes së interesit publik, nuk tolerohet në asnjë shtet demokra>k.
    Një nga argumentet më të zakonshme që parashtrohet nga gazetarët e përfshirë në këto raste është se
    publikimi i informacioneve të klasifikuara është bërë për interes të publikut. Por, siç e theksova më herët,
    asnjë e drejtë nuk është absolute. Edhe në shoqëritë më të avancuara demokra>ke, liria e shprehjes ka
    kufij që përcaktohen nga nevoja për të mbrojtur interesat kombëtare dhe sigurinë publike.

    Kushtetuta e Kosovës, dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, Ligjin për mbrojtjen e informacioneve të
    klasifikuara parashikojnë kufizime të qarta për lirinë e shprehjes kur kjo e drejtë bie ndesh me sigurinë
    kombëtare. Në ras>n konkret, kufizimet ligjore janë të përcaktuara në nenet e lartcekura të Kodit Penal
    dhe Ligjin për mbrotjen e informacioneve të klasifikuara. Këto dispozita ligjore janë vendosur për të
    mbrojtur informacionet e klasifikuara të cilat, nëse bëhen publike, mund të dëmtojnë rëndë interesat e
    Kosovës.

    Argumen> se publikimi i këtyre informacioneve është në interes të publikut nuk qëndron ligjërisht, pasi
    pretendimi që publiku të jetë i informuar me informacione të klasifikuara sipas ligjit nuk mund të
    prevalojë mbi sigurinë kombëtare. Interesi publik është një koncept që rregullohet me ligj e vlerësohet
    nga gjykatat dhe organet kompetente, dhe në këtë rast, duket qartë se publikimi i këtyre informacioneve
    të klasifikuara bie ndesh me ligjin dhe rrezikon sigurinë e shte>t dhe jetët e personave të përfshirë.
    Prokuroria e Kosovës, duke ndjekur procedurat ligjore në lidhje me zbulimin e sekreteve shtetërore dhe
    të klasifikuara, ka një përgjegjësi të madhe për tu siguruar që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë
    për të gjithë. Shtetet demokra>ke, përfshirë Kosovën, kanë për detyrë të mbrojnë të drejtat e njeriut në
    masën e përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj, por gjithashtu konform Kushtetutës dhe ligjeve të
    aplikueshme kanë për detyrë të mbrojnë sigurinë kombëtare dhe të parandalojnë çdo akt që mund të
    rrezikojë interesat e tyre.

    Në këtë rast, nëse organet e drejtësisë kanë filluar he>met për zbulimin e sekreteve shtetërore, atëherë
    ky është një test dhe sfidë për sistemin e drejtësisë në Kosovë, pasiqë përballen me një gjuhë dominuese
    në media që e dënon ndërmarrjen e veprimeve ligjore sidomos ndaj gazetarëve. Megjithatë,
    ins>tucionet e zba>mit të ligjit duhet të inkurajohen që të ndjekin këto raste për të dëshmuar se sundimi
    i ligjit funksionon, dhe se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht sulmeve publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark