Zbulohen 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohen 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane

    Insajderi
    06 November 2016 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak gjerman (MAD) ka zbuluar 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane dhe po heton në 60 raste të tjera të dyshuara, njoftojnë disa gazeta gjermane, si Berliner Morgenpost, që u referon burimeve të këtij shërbimi.

    Në zyrat e rekrutimit të ushtrisë gjermane, Bundweswehr, “kanë bërë kërkesë disa kandidatë, të cilit kishin rënë në sy, sepse ishin të interesuar në mënyrë të pazakontë për shërbimin në Bundeswehr, duke shprehur dëshirën për një angazhim vetëm për disa muaj dhe duke u interesuar shprehimisht për stërvitje me armë dhe pajisje të tjera ushtarake” njoftoi MAD-ja.

    Ndryshimi i ligjit për personelin ushtarak

    Kabineti qeveritar gjerman kishte vendosur në fund të gushtit se si masë parandaluese kundër islamistëve dhe ekstremistëve të tjerë, MAD-ja duhet të verifikojë në të ardhmen të gjithë kandidatët që bëjnë kërkesë për t’u punësuar në ushtri.

    Me ndryshimin e planifikuar të ligjit për personelin ushtarak qeveria do të “përgjigjet në mënyrë të përshtatshme ndaj gjendjes së ndryshuar të sigurisë dhe shpërdorimit të Bundeswehr-it, si një mundësi trajnimi për terroristë potencialë, ekstremistë dhe kriminelë të rrezikshëm,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Deri tani, ligji për personelin ushtarak lejon verifikimin për arsye sigurie vetëm pas marrjes në punë. Ndryshimi i ligjit hyn në fuqi në vtin 2017. Gjithësesi fenomeni i infiltrimit të Bundeswehr-it nga islamistët nuk është i ri. Që nga viti 2007 deri më 2016 në Bundeswehr janë identifikuar 24 punonjës me sfond islamik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark