Zbulohen detaje të reja - Ja si erdhi deri tek vrasja e dyfishtë në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohen detaje të reja – Ja si erdhi deri tek vrasja e dyfishtë në Pejë

    Insajderi
    08 September 2021 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Peja përsëri është tronditur kësaj radhe nga një vrasje e dyfishtë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.

    Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Burime të Indeksonline zbulojnë prapaskenat e rastit.

    Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

    I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark